Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-ARBËRORJA

Hatip Hulaj-ARBËRORJA

Vajzë e bukur, vajzë malësore,
lindur në tokën tonë arbërore,
që shkëlqen nga bukuria ,
je dhuratë nga Perëndia .

Vajzë e bukur flokëlëshuar,
e sinqertë , e edukuar,
që shndrit si ylli natës
atje mbi kalanë e Rozafës .

Kush ta fali atë bukuri,
ndoshta di të bën magji;
kush ta fali atë aromë,
a është parfum i vendit tonë ?

Bukurinë ma fali nëna,
aroma është e luleve tona,
sinqeritetin e kemi traditë,
në Malësi unë jam rrit .

Ne magji nuk dimë të bëjmë,
në vendin e luleve ne jetojmë,
lajmë fytyren me ujë burimi,
të rrethuar me drunj blini !

Me bukuri ti mahnit ,
edhe shpirti të shndrit ,
kah ec dhe kah shkon,
të gjithë të rinjtë i hipnotizon.

Kam një ëndërr ,kam një mall:
të gjej një djalë ideal ,
që nuk gënjen e nuk mashtron,
e do atdheun dhe nuk tradhton,
dhe të lumtur të jetojmë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT