Kur nata bie në stinë vjeshte,
malli pikë loti mbi gjethe pikon.
Ai tingull brenda meje përkundet,
në telat që akordon.
Ti nuk trokite derës sime.
Erdhe erë e marrë, suveri.
Rrëmbyer pranë ç’ farë gjete,
sjellë trëndafilë e hijeshi.
Heshtte gjuha, fliste shpirti.
Të dy vallëzonim si gjethe nëpër erë.
Udhëtimin e botës bënim në një ditë,
harruar veten ndonjëherë.
Kush tha se të vodha zemrën unë!
Kush tha, momenti s’ ish’ i duhur!
Në frymën tënde linda unë.
Brenda nesh zjarr i madh,..ndezur.
