Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritAvni Neziri-PLISBARDHI IM

Avni Neziri-PLISBARDHI IM

Duarartë ishte babai im
nderohej punëmbarë,
mjeshtërinë mirë e zotonte
s‘ndalej të na shkollonte

Nëpër Llap themele, çati e mur
mjeshtroj me dru e me gur
i palodhur e djersëartë
punëtor, krenar e ballëlartë.

Njihej modest e plot elegancë
mustaqezi, me plis të bardhë
shpirtngrohtë e tryezëplot
oxhaku e konaku kishte zot.

Qebesa, edhe zemërtrim
mikpritës, bujar e i pashëm
mburrej nën qiellin Arbëror
me Plis, Flamur e Besë Shqiptar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT