Ah, sa të mjerë janë ata njerëz
Që shumë lehtë do t’u besojnë
Njerzëve që i kanë për zemër
Derisa një ditë dhe e pësojnë.
Mos i beso askujt, jo, as setrës
Zhvishe ngadalë, në mur vare
Asaj sapo të blerë, as të vjetrës
Edhe pse për to ke dhënë pare.
Mos i besoni, jo, askujt në jetë
As jorganit tënd që të mbulon
Në terrin e natës lëkurën ta rjep
Edhe pse e di, ti këtë s’e beson.
As shtratit mos i beso, rri në tokë
Pa e ditur fare t’i zbulon dobësitë
Ma beso këtë se më ka ra në kokë
Kjo që e them vlenë për dy gjinitë.
Për njerëz, hiç askujt, kuptohet
Ka dinakë, ka dhe njerëz të mjerë
Ta bën të keqën edhe nuk hetohet
Kupto o njeri, ata nuk kanë vlerë.
Ruaju nga i yti, njeriu mashtrohet
Ta thanë lotin, ta nxjerr edhe vajin
T’i hakmerresh, asesi s’të lejohet
Le që ta bën t’zezën, ta lë edhe fajin.
