Ulur në restorant,
të gjithë të rinj,
vetëm një i moshuar ,
ai i rrudhur,
këta të lëmuar,
këta të buzëqeshur,
ai i relaksuar.
Është orari i punës,
restoranti plot,
s’di a punojnë këta diku,
apo bredhin kot.
Vetura të shtrenjta vozisin,
çifte dy – nga dy,
në kohën tonë , punë shumë
e tepër varfëri.
T’I kritikoj jetët e tyre,
apo t’ua kem lakmi
çfarë të them, nuk di.
