Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Nikolle Loka 

Cikël poetik me vargjet e poetit Nikolle Loka 

Ngjiten shkallë-shkallë, në rradhë, si ķështjella me gurë të bardhë,
si dallgë të ngurtësuara në shekuj, në hyrje të një porti të madh,
në brigjet e një oqeani,
malet e Shqipërisë së Epër.
Kalon nëpër to një këngë majekrahu, për të gjallë e të vdekur…
Del prej gurit Rozafa e ngjitet në majë të Cukalit,
në Shkëlzen zana e bjeshkës bën sfilatën e rradhës,
Gjalliçja ia lëshon zërin Zepës, Pashtrikut e Bjeshkëve të Sharrit,
oshëtima kalon përtej malit të Dejës e arrin në majë të Jezercës,
kalon nëpër Kunorë të Lurës e deri në Bjeshkë të Munellës,
e ngjitet me vrap deri në Korab një lajmëtar malesh, kreshniku i rradhës,
i ardhur prej luftës, këndon e në tinguj të lahutës, derdhet epikë titanësh…
Shkulma-shkulma retë, rikthehet në jetë e djeshmja,
dëgjohet balada e ringjalljes vargmaleve të vjetra të Shqipërisë sē Epër,
e zgjon të gjallë e të vdekur.

Kemi luajtur me kohën

Kemi luajtur me kohën lojëra fjalësh,
e pyesim duke ardhur kush je,
kur vjen,
nuk kemi nge,
kur shkon,
i themi: A na pe!
Ne po aty,
fillikat
gjithë ditë e gjatë,
sot, dje nesër,
duke pritur shpresën.
E ajo shpresëplotë na kalon për skaj,
edhe pse s’i kuptojmë trillet e saj.

Në periudha dyzimesh

Në periudha dyzimesh ndihem si ai tjetri,
por ai nuk ndihet si unë,
sa nis të më trazojë një keqkuptim për veten,
për hijet pa adresë që s’kanë emra,
për kryqëzime fatesh
që s’të çojnë askund,
për porta ku trokasin duar të tjera…
Pas një gjumi të dytë, pas një zgjimi,
fjalës i humb kuptimi!
Sa të hap sytë,
pres të më rrëmbejë era,
koha të më çojë në çdo kryqëzim,
ku unë të mbledh çdo fund e çdo fillim,
prurjet,
vërshimet,
përmbytjet e tjera,
sekondat anon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT