Sa peshë mbanë fjala e dhënë
Pesha e malit s’e konkurron,
Jo rrallë, kjo fjalë trashëgim ndër brezni,
Në këmbë e mbanë një shqiptari!
N ‘kryeqendrën e fjalës, këtu në Prizren,
Aty ku historinë trimat e bënë,
Ku burrat e SHQIPES u lidhën me besë
Nën thundra të huaja Shqiptaria t’mos mbesë.
Besë e Madhe u lidh si gjaku me dhe,
Si një flamur që valon mbi re,
Fjalë me Peshë u shkrep si rrufeja,
Si në kohë të vjetra, nëpër beteja.
Lidhja e Prizrenit, kjo, Lidhje e Shenjtë
Përtëriu Atdheun, për lirinë e shtrenjtë,
Me guxim të ri, kombin ringjalli,
Rilindin shpresën, shpallin Pavarësinë.
Bashkë i bëri fjala, trevat SHQIPTARE,
betuar të gjitha, në çështjen kombëtare,
Që atëherë, besa mbeti amanet,
Së bashku shqiptarët për truallin e vet.
Faleminderit u them, besnikëve prijatarë,
Që besën e ngritën, në të artin ALTAR,
Që Falën, Dhënë në mision e shndërruan
Ndër breza besën trashëgofshi mos e harrofshi!
Falënderim, o qyteti i BESËS,
Besim mes veti, ktheve shpresën,
Fjalën e dhënë e mbajte gjallë,
Prizreni i bukur, i BESËS, qëndron në BALLË!
