Friday, March 14, 2025
BallinaTurizmiVermoshi, “kryevepra natyrore” e Alpeve Shqiptare

Vermoshi, “kryevepra natyrore” e Alpeve Shqiptare

Zylyftar Hoxha

Ai “veshi” lart në hartë, që përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, që në terma gjeografikë përcaktohet 42 gradë e 39′ të gjerësisë veriore, është territor i fshatit të Vermoshit, më i fundit, që bën pjesë në malësinë e Kelmendit.

Vermoshi gjendet në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit. Është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë. Më 1992 fshati kishte 1 300 banorë, ndërsa aktualisht janë gjysma e këtij numri. Banorët këtij fshati kanë emigruar, kryesisht në drejtim të SHBA-së, në Detroid, ku jetojnë mjaft familje vermoshase.

Vermoshi është ngritur mbi një fushë malore me origjinë akullnajore e krijuar mes për mes së cilës kalon lumi i Vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i Limit, i vetmi lumë në Shqipëri me rrjedhje të kundërt që derdhet në Danub.

Rrafshnalta horizontale perëndim-lindje e luginës së Vermoshit, deri në afërsi të Plavës, ka një gjatësi rreth 24 km. Në të dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët. Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

Duhet thënë që në fillim se Vermoshi është një vend i mrekullueshëm që ofron mundësi të mëdha për të kaluar sa më mirë pushimet me peizazhe mahnitëse dhe bukuri të rralla natyrore. Shërbehet në shtëpi private alpine, por dhe hotele e bujtina me ushqim bio të zonës. Akomodimi është ditor, javor e mujor për pushues vendas e të huaj.

Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinë lartë të bulmetrave, që për shkak të largësisë nuk shitet, por përdoret për konsum shtëpiak. Shquhen më së shumti kullotat në stanet e Seferçës, i cili është edhe skaji më ekstrem verior i Republikës së Shqipërisë. Vermoshi është i njohur edhe për kultivimin e patates.

Vermoshi ka shumë vende të bukur, si Lugu “i varur” i Skropatushës, Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutirogës, shkëmbinjtë e rrudhosur gjatë rrugës për në Lepush, shpella karstike e Jacicës, Lugu i Lerthit, i Vilës, Lugu i Nilës. Burimet, më së shumti, mbajnë emra njerëzish apo fisesh.  Gurra e Smutirogës thuhet se ka ujë të shëndetshëm për femrën dhe Gurra e Sefercës ka ujin e duhur për burra…

Por më i veçantë në këtë zonë është Kanioni i Gerçarës që ndodhet në dalje të luginës së Vermoshit. Kanioni ka një gjatësi prej 1 km dhe lartësi deri në 40 m dhe mund të vizitohet nëpërmjet shtigjesh të shënjuara.

Malet që qarkojnë luginën e Vermoshit dhe që arrijnë deri në 2000 m lartësi mbi nivelin e detit karakterizohen nga një faunë e pasur me kafshë të egra, si ariu i murrmë, kaprolli, ujku, derri, dhia e egër, shpendë të të gjitha llojeve, por sidomos ato të rrallat, shqiponja e malit dhe shkaba.

Në Vermosh rriten mbi 30 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike si: boronica, mjedra, salepi, balsami, bliri, cermedeli, etj. Produktet e rralla dhe me famë këtu janë ato që përgatiten nga boronica dhe luleshtrydhja si dhe rakia e sanzës.

Banesat janë 2-3-katëshe, me mure të trasha me gurë, me ballkon dhe shkallë të jashtme, me çati të tipit alpin, shumë të pjerrëta për shkak të borës që në shumë raste rri deri në 100 ditë në vit. Mjediset e brendshme të shtëpive janë me dërrasa pishe të punuar bukur, me shkallë me parmakë të gdhendur. Mjediset e brendshme janë zbukuruar me punime leshi të realizuara nga gratë e fshatit.

UnLepusha, një botë më vete e turizmit shqiptar
Lepusha. Në fakt në fillim duhet të flasësh për këtë fshat, pastaj për Vermoshin, që ndodhet 10 km më tej. Në se ka një vend që nuk ke me kë ta krahasosh tjetër, kjo është Qafa e Bordolecit dhe Lepusha pak më poshtë saj. Lepusha vlerësohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë e paçmuar`” e Alpeve Shqiptare.
Fshati Lepushë, që ngrihet në 1200 m lartësi mbi nivelin e detit. Emri i saj rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra (Caltha palustris), që rritet me shumicë në fshat. Fshati përbëhet nga 4 grupime shtëpish, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse: në atë të Vermoshit dhe në atë të Cemit, në lartësinë mbi 1260 m. Kontrasti më i theksuar këtu është peizazhi alpin i bllokut të Shebenikut në Bjeshkët e Namuna me atë të maleve të tjera përreth me 5,297 ha kullota të gjelbra dhe pyje.
Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lepushës. Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur deri në 425 cm, më e larta në vendbanimet shqiptare.
Banorët e parë u vendosën në Lepushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikçi. Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe kultivimi i patates. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve. Më përpara, në kohën e komunizmit, këtu ishin ndërmarrjet e sharrave dhe të prodhimit dhe tregtimit të druve të zjarrit. Në Lepushë gjenden njësi tregtimi dhe bujtina.
Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për zhvillimin e turizmit malor për alpinizëm, rrëshqitje mbi borë, për njohjen e florës, gjuetinë e kafshëve të egra etj.known
Një ndër aktivitetet, të cilat zhvillohen për çdo vit në të shtunën e dytë të muajit gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit, në Qafë të Përdelecit, është “Logu i Bjeshkëve” (Shën Prenda), ku  vajzat ekspozojnë kostume kombëtare tradicionale të zonës së Kelmendit dhe Malësisë së Madhe.
Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej si e veshur mirë, e pastër dhe shëndetplotë.  Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë për tek kroi i fshatit apo ceremoni e festa si të dielave në Kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrën se si ajo vishej, sillej, ecte, këndonte.Në këtë aktivitet marrin pjesë shumë kelmendas të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Angli.
Kjo festë me veshjen, me xhubletën karakteristike, krehjen e flokëve të grave me zullufe lëshuar të çon larg në shekuj në një traditë gati pagane të periudhës së matriarkatit, kur femra vlerësohej dhe zinte një vend të merituar në shoqëri.
Lartësohesh në ndjenjë, tek sheh kuajt të zbresin me bukuritë femërore e, prej së largu, dëgjon zërat e historisë për bjeshkët e frikshme…Por, fatkeqësisht, realiteti është ndryshe, vajzat që bëjnë garë bukurie aty, vijnë nga Italia, nga Amerika, nga Belgjika, janë vajzat e emancipuara të emigrantëve, ndërsa ato që janë aty, janë mbyllur brenda, janë fejuar a martuar!…
Dikur, Logu i Bjeshkëve shërbente si vend për kuvendim burrash, ndërsa tani luhet “Miss Bjeshka”!
 
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT