Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Atdheu

Anita Hoxha-Atdheu

Vjeshta, dritareve, rrëzoi gjethet e thata
Këngë trishtimi, këndojnë zogjtë, n’perëndim…
Në vendin e vogël, mes malesh të larta,
Ku bredhat puth bora, atje është vendi im.

Kur frynë acari, këtu larg, me thëllime…
Kur retë njëra-tjetrën, shtyjnë me furi
Atje, nëpër mjegull, fluturon zemra ime…
Lotët, rrjedhin mallit, si rrjedh i ftohti shi!

Ëndrrave troket, e shtrenjta, nëna ime.
Kujtoj lullën e babait e zjarrin në oxhak,
Humbas, si fëmij, në të tyret përqafime…
Agimi që zbardhi, më gjeti shtëpisë larg!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT