Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritRaimonda Braha-Vallëzoj me hënën

Raimonda Braha-Vallëzoj me hënën

Në rrugët e panjohura, me hapa të qetë,
i dhashë dorën hënës të më mbajë në jetë.
Në udhë të pafundme ,
ku humbjet më rritën,
mësova se drita lind,
prej plagëve që priten.

Në prehërin e saj dua shpirtin ta vë,
si fëmijë që gjen strehë ,
kur stuhitë,
si nje aktor rrëfen.
Ajo më fton në vallëzim
në një ritëm të lehtë,plot trishtim …
si tingull i harruar, si kujtim i vërtetë
më rrëmbeu magjishëm në matellin e vet …

Dhe prapë çdo natë kthehem në fillim,
të gjej paqe zemre nën qiellin plot trishtim…
Hëna më foli butë një të vërtetë të lashtë
se forca ringjallet kur shpirti ka art.

Unë vallëzoj me dritën, me plagët që s’janë tretë,
me hijet që flenë e me shpresën që mbetet.
Në dorën e hënës e ndiej veten poete
dhe zgjohem e re në botën time të tretë
Shpirtin tim lë të fluturojë ,nën dritën e saj
Me hēnën vallëzoj …

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT