Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci -ME ZEMËR KU MË LINDI NËNA

Gjelina Maçi Keci -ME ZEMËR KU MË LINDI NËNA

Në qytetin e stërmadh me drita zbukuruar
Atje ku gjenitë kanë derdh art pa kursyer në
arkitekturë,
Venin e vinin njerëz si robotë pa ndalë
Të parfumosur e me rroba luksi
Me njёri-tjetrin s’e këmbenin një fjalë.

Me veten çuditesha tek shikoja unin e përhumbur
Tek trokiste dyerve të gjente ëndrrën e gjallë!

Me sytë në mua psherëtinin kushedi se çfarë
Dhe sakaq ëndrra lëngonte frymës së zёnё!

Në perëndimet e tyre buzëqeshte pranvera jonë
lehonë;
Duke iu falë lindjen e përhershme!

Kështu mbeta me zemër, ku më lindi nëna
Dhe në shpirtin e ëndrrës që mori krahë
Atje në tokën e premtuar
E shumë të tjera s’fumoheshin në të vërtetë!

Natën dritë e hënës mbi dritare më zgjon
Tek me sjellë letra të kuqe në gjuhë të perëndive
Ngrihet e fluturon qerpiknjomë shpirti
Dielli më thërret atje në agimet e tija.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT