Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina -Libri i jetës time

Kristina Ndoci Tina -Libri i jetës time

Libri i jetës time nuk ka kopertinë të artë
dhe fletët e tij nuk janë gjithnjë të lehta,
në disa prej tyre ka buzëqeshje të zjarrtë,
por në disa të derdhur janë ca lot të fshehta.

Këtë libër e kam shkruar ditëve pa gjumë,
mbrëmjeve të vona plot pyetje e shpresë,
çdo kapitull mban më vehte ca gjurmë,
të mira e të këqija,ndonjë gëzim apo stres.

Aty janë njerëzit që erdhën e u larguan,
janë ata që pranë më mbetën përjetësisht,
disa ishin melem a disa plagë shkaktuan,
por ato janë pjesë e të vertetës përgjithësisht.

Ka fletë që më mirë do ishte ti kaloja,
por s’mundem se historia nuk do ish e plotë
sepse bash aty dikur unë do të mësoja,
n’histori të ndryshme t’qëndroja e fortë.

Shfletoj të kaluarën e mirënjohëse hesht,
çdo fjalë aty më solli sot këtu ku jam,
fundin nuk e kërkoj sepse jeta nuk resht
dhe ta përfundoj librin dëshirë nuk kam.

Libri i jetës time akoma një titull po kërkon,
kam shkruar ashtu,duke u dridhur
në prag,
çdo ditë shkruaj çfarë shpirti më tregon,
ndofta e vërteta e fundi,më pret shumë larg.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT