Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeVdes akademiku dhe ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci

Vdes akademiku dhe ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci

Ka vdekur në moshën 82 vjeçare akademiku Nexhat Daci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit,  Dimal Basha.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006.

Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar./Reporteri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT