Mbi tavolinë rri një gonxhe e harruar,
Si një trup pa dorë, pa zë dhe pa varr,
Vrarë nga koha, me qafën e përkulur,
Si puthje e lënë gjysëm në ajër të tharë.
Në petalet e saj fle një zjarr i butë,
Një epsh që s’guxoi kurrë të flasë,
Buzë të palosura nën heshtje të ngrohtë,
Ndjenjë që digjet, e s’guxon të dalë jashtë.
Aroma e saj mban fshehur një sekret,
Një emër që s’thuhet, por ndihet ngadalë,
Kur i afrohesh, të merr frymën lehtë,
Si prekje e çmendur, që ende djeg thellë.
E tharë mbi dru, por me kujtesë të pashuar,
Ajo mbart drithërima që trupi i fsheh,
Disa lule, edhe të thara nuk vdesin kurrë,
Se ruajnë një dëshirë, si mëkat që s’u rrëfye…
