Ç’të gjeti o njeri
Që më viziton përsëri?
Nuk e dij…
Se çkam nevojë për ty!
A ke harruar,
Se dje më vizitove?
Hm, si duket paskam harruar!
Më fal, por unë jam vetëm njeri!
Besoj, më kupton?
Po, gjithsesi
Por, ti si duket…
Nuk më kupton dot mua!
Herë po, e herë jo,
Dëshiroj të të njoh!
Në fakt, kush je ti?
O shpirti im!
Sa i çmendur që je ti
Vetëm unë e dij
Se ç’hall kam unë me ty,
O ti njeri!
Më fal përsëri…
Së të mërzita pa kufij
Unë nuk kuptoj dot se si më flet
Sikur më njeh për një shekull të tërë!
Ndërsa ajo më njihte për një vit
Dhe as që më buzëqeshte
As që më fliste bukur,
E, as që më kuptonte dot!
Ti ore njeri nuk kupton,
Se unë e njoh atë
Ndërsa shpirti i saj
Më njeh dhe mua.
Prandaj, ajo të buzëqesh,
Të flet bukur e ëmbël,
Pasi që shpirti i saj
E njeh shpirtin tënd.
