Ajo ishte mbarsur me inat
Si tē kish mbetur në rrathët e ferrit,
Permbyllej në cikle vicioze
Ku shihte
Të kish pranë vdekjen,
Dhe pse lindjen mbante ndër krahë
E ushqente me gji fluturën larvë
E priste transformimin të ndodhte,
Me brymën në shpirt
Që e lagështonte në vaj,
Pa dritën ti’a ndizte sytē,
Pa zemrën e pastër të këndonte për nesër,
Me zhurmën kumbuese të netëve
Pa gjumë,
Lutjet, i paloste një nga një
Ndër fletë pa të ardhme,
Pa shpirt,
Të përkufizohej ndër ditë që shkërmoqeshin egër
Me emrin vetja.
