Forcë,nuk është të jesh
i veçantë,as të fitosh
dhe të detyrosh.
Forca,nuk është të ngresh zërin
dhe të tjerët të heshtin me frikë.
Forcë,nuk është të mos biesh kurrë,të mos zhgënjehesh,
të mos gjunjëzohesh.
Forca,nuk është të krenohesh,
ta tregosh me mburrje.
Forcë është,të mos humbasësh
kur të gjithë ikin,kur çdo gjë
dhëmb,dhe errësohet.
Forcë është,të mbetesh në këmbë
pa u bërë mizor.
Kur gjakosesh,por vazhdon.
Jo nga tekat dhe egoizmi,por nga besimi.
Forcë është,kur të gjithë rreth
të thonë” fund” dhe ti të shpresosh.
Forca e vërtetë,nuk është
të sulmosh,është prezencë.
E qetë,e heshtur,prezencë që
nuk ka frikë,të humbi gjithçka
sepse nuk ka humbur vetveten.
Forcë është,të ecësh vetëm,
të mos lypësh të tjerë.
Forcë është,të digjet e shkuara
dhe të mos vraposh,ta shpëtosh.
Forcë është,të dish kush je!
Forca e vërtetë,nuk bërtet.
Frika bërtet!
Forca e vërtetë,hesht,fal,dashuron.
Dhe vazhdon,si të mos ekzistojë
” fund” kurrë!!
