Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeSelim Marevci emërohet Drejtor i Administratës në Komunën e Ferizajit

Selim Marevci emërohet Drejtor i Administratës në Komunën e Ferizajit

Me përvojë të gjatë institucionale dhe fokus në projekte evropiane, Marevci synon forcimin e një administrate moderne dhe të digjitalizuar në Ferizaj.

Selim Marevci, pas një sërë pozicionesh të rëndësishme publike, është emëruar sërish në detyrën e Drejtorit të Administratës në Komunën e Ferizajt. Përvoja e tij përfshin funksionin e Drejtorit të Administratës dhe Personelit, këshilltar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu, si dhe zëdhënës i tij.

Gjatë kësaj rruge profesionale, Marevci ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në administratën publike, duke fituar njohje të thellë të funksionimit institucional, veçanërisht në nivel lokal në Ferizaj. Rikthimi i tij në pozitën e Drejtorit të Administratës shihet si vazhdimësi e këtij angazhimi shumëvjeçar.

Një fokus i rëndësishëm i punës së tij ka qenë menaxhimi dhe zhvillimi i projekteve ndërkombëtare, sidomos atyre të Bashkimit Evropian, të cilat kanë sjellë investime dhe përfitime konkrete për Ferizajn. Kjo përvojë pritet që tani të orientohet drejt ndërtimit të një administrate komunale më moderne, efikase dhe të digjitalizuar, në shërbim të qytetarëve të Ferizajt.

Me këtë emërim, Komuna e Ferizajt synon forcimin e kapaciteteve administrative dhe avancimin e shërbimeve publike, në përputhje me standardet evropiane dhe nevojat reale të qytetit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT