Fëmijët e uritur
bukë po kërkojnë,
disa nga uria
keq po e pësojnë.
Nënat e tyre
janë në siklet,
s’dinë çka të bëjnë
të uritura janë vetë.
Lufta në Gaza
gjithçka ka shkatëruar,
njerëzit po vuajnë
dhe janë të tmerruar.
Tmerri e paniku
ata i ka kapluar,
s’po dinë as vetë
ku për të shkuar?
Ndihmat solidare
dikush po i pengon,
populli i uritur
sa keq po e pëson?
Armiku shpirtzi
çdo ditë po sulmon,
me armatim të fortë
Gazën e shkatërron.
Ndaleni luftën
o, ju barbarë!
Tragjedi të tilla
rrallë kemi parë.
Lufta dhe uria
ata i ka shkatërruar,
shumica e popullit
vendin e kanë lëshuar
