Më ecin hapat e tu mbi lëkurë
Në çdo kujtim një mall
Një trazim që s’më lë gjumë
Në grusht mbajt të shkruar emrin tënd
Emër që në çdo shkronjë më dhemb
Më dridhet hëna lart mbi re
Unë qaj për vete … qaj për ne
Dhe ecën koha …..
Më shpejt se thuhet
Mall që vjen gjithherë
Mall që s’bluhet …
Mbete përjetë një fluturim
Që veç krah nuk i dhe gëzimit tim
Një fole që e lamë në gjysmë
Një zbrazëtirë që kurr s’u mbush
Dhe ecën koha….
Në një fill të holl ecën shpejt
Në lëkurën time
Hapi yt gjurmë ……që flet ….
