(Shokut tim të ndjerë Avni Isufit)
Me dhimbje pranova lajmin
se ti jetë ke ndërruar,
sëmundja e rëndë
shpejt të ka shkatërruar.
Qielli është i vrenjtur
dielli pak rrëzon,
zemra jote e madhe
sot fare s’punon.
Një burrë i forte si lisi
sot u nda nga jeta,
dhimbja na ka kapluar
kudo mbretëron heshtja.
Ngushëllime familjes
që humbi një familjar,
vdekja jote e hershme
zemrat dysh i ka ndarë!
Shumë shpejt ike
për në botën tjetër,
shkova pa lamtumirë
shoku im i vjetër!
Ishim shokë të jetës
dhe bashkë punuam,
në kohë lufte dhe paqe
nxënësit i edukuam.
Të kujtojmë me mall
dhe kurrë s’të harrojmë,
veprat e tua t’mira
ne do t’i kujtojmë.
I pikëlluar shumë
këto vargje i shkrova,
me mall e respekt
ty të përkujtova.
Zoti të mëshiroftë
dhe prehu i qetë,
shoku ynë i shtrenjtë
S’të harrojmë përjetë!
Jeta është e tillë
ku gjejmë pak gëzime,
Lamtumirë, o Avni
na lë me pikëllime!
