Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-EKRANI BLU

Hamit Majkovci-EKRANI BLU

Hije rëndë sot bie mbi dijen
pak vlera mbi banka
fletëve të grisura nëpër libra
ujërave të turbullta
ku ka mbetur edukata

Fëmijë që jetojnë në tjetër planet
tjetër kohë u rritëm ne
dikur dija ishte çdogjë
sot mos dija turpi s’është asgjë

Ndryshe po rritet ky brez
botën e lëviz me gisht

Brazdave të jetës si një bimë
që mbin pa farë
kopshteve të kohës si një lule
që e lodh vapa
dhe sërish shiu e ngjallë

Këta s’e duan diellin as shiun
u pëlqejnë lulet artificiale
ironizojnë me natyralen
jetës gjithçka u duket formale

Ka nga ta që s’njohin as prindër
fjalën turp s’kanë në fjalor
librat e grisura kokën bosh
duke ecur mbrapsht me kohën
po mendojnë që shfrenimi
ndryshon botën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT