Friday, March 14, 2025
BallinaSportRikthehet Champions League: Sonte PSG – Real Madrid dhe Sporting – Man...

Rikthehet Champions League: Sonte PSG – Real Madrid dhe Sporting – Man City

Sonte rikthehet spektakli i Champions League.

Champions League rikthehet për fazën e 1/16-ës së finales, me dy ndeshjet e para në kalendar që janë ato mes Paris Saint-Germain – Real Madrid dhe Sporting – Manchester City, shkruan lajmi.net.

Kryendeshja e kësaj faze, ajo mes PSG dhe Real Madrid, luhet me fillim nga ora 21:00.

Lajmi i mirë për tifozët e futbollit është se skuadrat pritet të mos kenë mungesa të emrave kryesorë. Neymar e Benzema pritet të jenë gati për skuadrat e tyre.

Në anën tjetër, në Lisbonë luhet ndeshja mes Sporting dhe City, po ashtu në orarin e njëjtë – në ora 21:00.

Mysafirët shihen si favoritë në këtë çift, ndonëse në një kompeticion si Champions League, termi favorit vështirë se mund të vihet në përdorim.

Parc des Princes merr vëmendjen. Të gjithë presin duelin e Lionel Messi me Real Madridin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT