BallinaLajmeGjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, NATO zhvillon stërvitje masive në...

Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, NATO zhvillon stërvitje masive në Hamburg?

Gjermania ka zhvilluar stërvitjen ushtarake “Red Storm Charlie” në Hamburg, nga 24 deri më 26 shtator, me rreth 1,700 pjesëmarrës, përfshirë 500 ushtarë.

Stërvitja simuloi një krizë të mundshme me Rusinë, duke testuar gatishmërinë e ushtrisë, policisë dhe institucioneve civile për transportimin e trupave të NATO-s drejt krahut lindor të Aleancës.

Plani gjerman parashikon kalimin e rreth 800 mijë ushtarëve dhe 200 mijë automjeteve përmes vendit brenda gjashtë muajsh, në rast të një krize të madhe.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroi për rritjen e kërcënimeve, përfshirë sulmet kibernetike dhe sabotimet e dyshuara. Ndërkohë, Gjermania po përgatit infrastrukturën dhe kapacitetet logjistike për të përballuar një situatë të mundshme lufte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT