Gjysma lindore, peshon bollëk.
Gjysma perëndimore, mbijetesë.
Vijës gjeografike endet shpirti,
Zemra kredhur në trup pa jetë.
Meridianë të rinj ju shtuan globit,
Me kryeqendër një “djall”të zi.
Ecën bota me hapa vigane,
Njerëzimi zhytet në pabarazi.
Nga mirësi dhe drejtësi lind dritë e padukshme,
që zhytet në brendësi.
Rrjedha e dijes i lidh njerëzit,
si rrjeta të holla të një universi.
Ndërgjegjja kur zgjohet thyhen kufij,
shpirtin njerëzor lartëson.
Dija, ekuilibri universal,
Ajo,.. botën e përparuar sundon.
