Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritHUMBEM EDHE KETE MBREMJE-POEZI NGA PABLO NERUDA

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE-POEZI NGA PABLO NERUDA

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat
.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT