Wednesday, April 8, 2026
BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Mëngjese me dritë jete

Silvana Cekici Rodi-Mëngjese me dritë jete

I dua mëngjeset që janë plot dritë jete
Fjala hesht, zemrat melodi tjetër krijojnë.
Nën tinguj zemre në atë gjerbim kafeje
Shpirtërat buzëqeshin, si fëmijë gëzojnë.

Shikohemi ndër sy e s’ka nevojë për fjalë.
Bota për një çast kuptimin e humbet.
Brenda nesh zgjohet një botë tjetër e paanë.
Në ato mëngjese prek mrekullinë e vërtetë.

Nuk ka rëndësi nëse diku dielli fshihet.
A një shi I lehtë si vesë supet m’i njom.
Mëngjesin e dua me diellin e syrit që ndizet
Që më ndrin e më jep gëzimin si kurorë.

Stinët e zemrës s’pyesin për udhën që mjegullon
Nuk pyesin për borën a zhegun e nxehtë.
Mjafton të kem ata sy dhe fjalën që më gëzon
Të them se e imja është bota krejt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT