Friday, April 10, 2026
BallinaVitrina e libritNexhat Ajdini-SHOKËT E MI

Nexhat Ajdini-SHOKËT E MI

Në Kuk u lindëm, në një frymë mali,
me erë bari me djersë prej fshatari,
1964 një vit i bekuar,
si vëlla me vëlla u lidhēm së mbari.

Në udhë balte hodhë m hapat e parë,
me libra në dorë, me ëndrra bekuar,
dikush u bë mjek, të shërojë plagē,
dikush profesor, dritë për të ndriçuar.

Mësimdhënës që fjalën e mbollën si farë,
inxhinierë që ngritën ura me djersë të vakët,
bujq që tokën e bënë hambar prej drithi,
që ushqen shpirtëra me mundësinë e pakët.

Koha na shpërndau në drejtime të ndryshme,
si gjethe në erë tek fluturonin mundimet,
por çdo rrugë që morëm në ato kohëra,
na kthen te njëri-tjetri, na rizgjon kujtimet.

Na ndau jeta në rrugë me koordinata,
por kujtimet mbetën si dritë në vegim
kur takohemi sot, flokëthinjtë e viteve,
qeshim si dikur, si foshnje n’ ledhatim.

Shok, zemra ime e ndarë në shumë pjesë,
çdonjëri prej jush rreh një copë të jetës,
edhe nëse largësia na tret nëpër botë,
emrat tuaj ngrohin si dielli i së vërtetës.

Disa tashme ikën në shtigjet e qiellit,
lanë kujtimet në zemrat e shkrumbuara,
ne i kujtojmë me lotët që rigojnë,
që të banojnë në xhenetet e lumturuara.

Një ditë, kur vitet të rëndojnë mbi supe,
takohemi sërish si fëmijë lazdranë,
me një përqafim që flet dhe ligjëron,
se shoqëria jonë veç një emër mban.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT