Asnjëherë se kuptova
çuditem disi,
Sado që të mbaj larg nga poezia,
Ti, vjen më bëhesh varg gjithsesi
.
Vallë të paskam dashur aq sa,
Paskam harruar të dua veten,
Bulëzuar ndienja serish paçka
Kësaj nate gjënë shtegun e vjetër.
Rikthehesh si poemë bumbëzuar më letër.
Heshtërimën thyen rrëmbyer disi befas,
E di gjithashtu se s’kishte si të ndodhë tjetër,
Fanitet imazhi në rrjeshta vjershe.
Ardhur me stinën ,,poemë pranvere.
