Friday, April 17, 2026
BallinaSportYlli i Kosovës që po shkëlqen në Bundesligë, Fisnik Asllani: Po jetoj...

Ylli i Kosovës që po shkëlqen në Bundesligë, Fisnik Asllani: Po jetoj ëndrrën e babait tim

Sulmuesi i Hoffenheimit dhe Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Bundesligën gjermane këtë sezon, duke kontribuuar në formën e mirë të skuadrës me gola dhe asistime në vitin e tij të parë si titullar.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bundesligës, 23-vjeçari ka treguar sekretet e formës së tij të lartë dhe krenarinë që ndjen duke përfaqësuar Kosovën.

​Sekreti i suksesit: Thjeshtësia dhe puna e palodhshme

Asllani u shpreh se suksesi i tij vjen si pasojë e punës që nuk e ndali kurrë, edhe kur gjërat nuk dukeshin premtuese gjatë huazimeve te Austria Vienna dhe Elversberg. “Përpiqem ta shijoj futbollin dhe të argëtohem. Kur jam i lumtur, luaj futbollin tim më të mirë,” tha sulmuesi, duke shtuar se e sheh profesionin e tij si një hobi që u bë punë.

​Lidhja me familjen dhe Kosovën

Për Asllanin, qëndrimi me këmbë në tokë vjen nga edukimi familjar dhe sakrificat e prindërve të tij që ikën nga lufta. “Në një farë mënyre po jetoj ëndrrën e babait tim – ai dëshironte të bëhej futbollist profesionist, por nuk i pati mundësitë”, u shpreh ai.

​Për sa i përket përfaqësueses, Asllani ka qenë protagonist kryesor për Kosovën, duke shënuar gola vendimtarë në kualifikimet për Botëror dhe në gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Sllovakisë. Ai deri më tani ka shënuar katër gola në 14 paraqitjet e para me “Dardanët”.

​Objektivat me Hoffenheim

Ndonëse Hoffenheimi po kalon një moment rënieje pas një fillimi fantastik, ekipi mbetet në top-gjashtëshen e tabelës. Asllani e sheh përballjen e radhës kundër Dortmundit (vendi i dytë) si një mundësi të shkëlqyer për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

“Dortmundi është i dyti për një arsye, por ne do të fokusohemi te vetja dhe do të japim gjithçka”, përfundoi ai

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT