Shpirti ra në gjunjë me delikatesë,
Ti ikën si shpënd i bardhë
Dallgët godasin kaltërsinë e qiellit
E pikëloti rrëshqet mbi valё.
Shpirti pëshpërit me heshtje
E digjet si eshka,
Ngadalë.
Ku të marr, aq larg dhe aq afer,
Ku ta gjej frymëmarrjen e shikimeve tua?!
Mbeta gjithnjë duke pritur ardhjen e buzëqeshjes,
Të shëroj plagët e mallit,
Se forca e dashurisë me jep ardhjen.
