Monday, April 20, 2026
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Shqiponja.

Age Bilani Luka-Shqiponja.

Lart në qiell fluturon
shqiponja,
nëpër kaltërsi anë e mban.
Një amanet po ia lë porosi:
ti takoje shqiptarinë mbarë.

Ata janë në dhe të huaj
dhe mendojnë për trojet shqiptare.
Kur të shkosh anë e mbanë globit,
nga pak dhe shqiptarie çoja shqiptarëve.

Do ta marrin me shumë mall,
do ta lajnë edhe me lot.
Zemra e tyre digjet flakë
për këtë vend e për këtë tokë.

Nga një penë me ua çu,
dhe fletë toka të jetë me shkrue.
Amanet atë me ua lanë:
gjuhën shqipe me e trashëgue.

Nëse ruan gjuhë e traditë,
ke nderuar trojet e të parit.
Amanet mbajeni në mend:
thuaje me krenari se je biri i shqiptarit.

Historinë e kemi të artë,
gjuhën e kemi dhuratë prej Zotit.
Jemi krenarë për nanë Terezën,
jemi stërnipër të Gjergj Kastriotit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT