Tuesday, April 21, 2026
BallinaVitrina e libritMexhid Havolli-JU VARGJE

Mexhid Havolli-JU VARGJE

Rreth e rrotull më ecni
Asaj rruge të gjatë
Mes tymit dhe zjarrit
Me plagë në zemër.

Mbi supe bartni vite
Që halleve u flasin
Me gjuhën e gurit.

Kur malli ju lodh pafundësisht
Valle meraku, këngë zambaku
Kërkoni.

Me dimrin e secilës fjalë
S’ju zë hapësira ime e ngushtë
Derisa s’latë gjë pa i thënë poezisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT