Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritPANAJOT BOLI-MA SOLLËN XIXËLLONJAT

PANAJOT BOLI-MA SOLLËN XIXËLLONJAT

Nuk e di ç’magji kishin sonte xixëllonjat syverdha
Në këtë natë prilli me bukuri mister përendie
Harrova vitet e vrapoja si çamarokë t’i kapja me dorë
Në flokët t’i vija kurorë si trill i hershëm fëmijerie

Nuk e di ç’magji kishin sonte xixëllonjat syverdha
Kërcënin rreth meje e më mbyllnin sytë me dinakëri
-Dorën ma jep,më thoshnin,bëhu fëmijë të vallëzojmë
Shiko,yjet janë larg,mikja jote hëna,lë të këtë zli

Nuk e di ç’magji kishin sonte xixëllonjat syverdha
Pasi u ndamë më erdhen në ëndërr natën vonë
Në liqenin e syve u shfaqen si varka të florinjta
Më sollën të malluar,Neraidën time,me shpirt që xixëllon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT