𝗝𝘂𝘀𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗔𝗹𝗶𝗮𝗷 lindi në Shkodër me 21 prill 1951.
Pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë.
Shkelqimin e yjeve shqiptare te te gjitha fushave te jetes nuk e duronin dot drejtuesit injorante te shtetit te djeshem, dhe si e tille edhe ai yll duhej shuar, duhej denuar. Dhe Justina u denua, por fatmiresisht nuk u shua.
Ne kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur Justina ishte duke u ngitur per te kapur majat me te larta te suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen nje urdher i prere nga lart … duhet te denohet. Dhe Justina, si shume artiste te tjere te asaj kohe te cmendur te fillimviteve 70-te pati fatin e hidhur te jetes se saj te provonte denimin. Ia nderprene menjehere te drejten e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve ne Tirane per aktore, duke e cuar te punoje ne prodhim.
Nuk e lejuan te kendoje ne festivalet e kenges ne radiotelevizion dhe ne te gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kenget e kenduara nga ajo nuk duhet te transmetoheshin ne radio. Justina Aliaj u rehabilitua ne fundvitet ’80.
Edhe pse Justina i mungoi skenes dhe spektatorit pothuajse 20 vjet, perseri dalja e saj ne skene pas shume vjetesh ngjalli emocione te medha tek spektatori kryeqytetas dhe i gjithe Shqiperise.

𝑫𝒊𝒔𝒂 𝒏𝒈𝒂 𝒅𝒂𝒍𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒔𝒂𝒋 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒌𝒆𝒏𝒆̈:
Në Dhjetor 1967, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Jehonë Kënga Rinore” & “Sot Kendoj”.
Në Dhjetor 1968, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Motiv I Ri” & “Jam Nje Vajze”.
Në Dhjetor 1969, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Une Dhe Shoket E Mi”.
Në Dhjetor 1970, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Unaza”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen e vallezimit (Ne Te Dy)”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Stacion I Dashur”.
Në Dhjetor 1972, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Ne Ekranin E Televizorit”.
Në Dhjetor 1990, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Është Nënë, Nëna”.

