Heret a vonë një ditë do të kthehem
Jo si Gjergj Elez Alia me shtatë varrë në trup
Kur të më shohësh mos u mërzit
Se do ta shërojmë dalngadalë bashkë dalngadalë
atë plagë
Nuk do të jesh e vetme
Të ma shërosh me lotët e syve
atë plagë që ma hapën këmishbardhët, këmishkaltrit,
Nuk ishte bajlozi i detit, që ishte ndeshur me Gjergj Elez Alinë
Isha unë
Që po luftoja
prej shumë muajsh me sëmundjen që assesi s’i gjeja shërim.
