Ti i zgjedh ansambël fjalësh bisedave tona,
Në çdo rend fjalësh, gjej një timbër.
Pëlhurëbutë natyrës i shtrojmë kuvendet,
Si toka rreth boshtit, vitet rendin në libër,
Mulliri i erës lëkund akrepat e barit,
Unë, dëgjoj tinguj harmonike si prelud.
Datuar sot, vitesh më parë,
Vargjet e jetës kërkojnë mund,
Harmoni folku nxjerrë nga sëndukë legjendash,
I veshim pëlhurë bardhë në trupat tanë.
Projektor ngjyrash, pudrosur në rudhat fshehur,
Drita e qiellit, pikturë mbi fjalë.
