Mjegullana kujtimesh më shfaqen papritmas
Mbas xhamit të dritares jashtë vetëm shi.
Loti i heshtjes ka më tepër forcë
Është krijuar nga gurët që hodhe ti.
Nuk di sa kohë kam pas këtij xhami?
Një minutë, orë një shekull a përjetësi?
Pesha e akullt e kësaj vetmie
Çdo qelizë të qënies e ka ngrirë.
Një nesër ndoshta do të ketë ..
Mëngjeze të diellta,me zjarre zemrash.
Por sot kjo gri po më vdes përbrenda.
Dhe ndoshta një nesër do të jemi veç emra.
