Sunday, April 26, 2026
BallinaNatyraAmbienti“Kur shteti hesht, toka bërtet!”

“Kur shteti hesht, toka bërtet!”

Përgatiti : Nertila Meta

Në një nga zonat më të bekuara të Shqipërisë, ku toka është pjellore dhe klima e favorshme për një zhvillim të qëndrueshëm bujqësor, realiteti sot është një tablo e zymtë që të kujton më shumë mbijetesën primitive sesa një ekonomi moderne funksionale. Sulova, Gostima dhe Klosi janë shembuj të gjallë të një degradimi të vazhdueshëm, ku infrastruktura bujqësore është lënë në harresë, ndërsa shteti ka zgjedhur të jetë spektator i një kolapsi të paralajmëruar.
Në këto zona, kanalet vaditëse janë të amortizuara ose tërësisht jashtë funksioni, rrugët rurale janë të pakalueshme në stinën e shirave dhe mungesa e investimeve bazike e ka bërë thuajse të pamundur zhvillimin normal të aktivitetit bujqësor. Fermerët nuk kanë akses në tregje, nuk kanë mbështetje reale financiare dhe përballen çdo ditë me kosto në rritje dhe fitime në rënie. Në vend që të ishte prioritet kombëtar, bujqësia është trajtuar si barrë dytësore.

Ky realitet nuk është rastësi.

Ai është pasojë direkte e mungesës së vëmendjes nga ana e qeverisë, e cila për tre mandate radhazi ka preferuar retorikën mbi veprimin. Premtimet për subvencione, mekanizim, modernizim dhe mbështetje për fermerët kanë mbetur në letër, ndërsa terreni flet ndryshe: toka e papunuar, sera të braktisura ,bujq pa mbështetje reale, dhe një popullsi që largohet çdo ditë.

Ndërkohë në Cërrik, situata ekonomike është në prag kolapsi social. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve mbijetojnë me ndihmë ekonomike minimale, e cila nuk mbulon as nevojat bazike. Të tjerë janë të mbytur në borxhe, ndërsa shumë familje mbahen vetëm falë remitancave nga fëmijët emigrantë. Kjo varësi nga jashtë është bërë mënyrë jetese, duke e zhveshur ekonominë lokale nga çdo dinamikë zhvillimi të brendshëm.
Por një nga plagët më të thella të kësaj zone është mënyra si funksionon punësimi ose më saktë, si nuk funksionon.

Në Cërrik dhe rrethinat e tij, mundësitë e punësimit nuk ndërtohen mbi aftësi, përgatitje apo meritë. Ato pilotohen nga politika. Një telefonatë nga një deputet, një ndërhyrje nga një kryetar komisioni, një lidhje partiake , këto janë “kualifikimet” reale që përcaktojnë fatin profesional të individëve.

Meritokracia në institucionet e Cërrikut ka kohë që ka vdekur.

Ajo u varros në momentin kur brezi i ri zgjodhi të dashurohej me kutitë e votimit, jo si instrument demokracie, por si mjet për përfitim personal të shpejtë. Në vend që të kërkojnë institucione funksionale, ata shpesh janë kthyer në pjesë të mekanizmit që i mban në këmbë këto institucione jofunksionale.
Të rinjtë e kësaj zone dinë të numërojnë vota, por jo të ndërtojnë projekte. Dinë të rreshtohen në fushata, por jo të artikulojnë kërkesa qytetare.Edhe kur projektet ekzistojnë ,ato u serviren qytetarëve si menu gatese , të bukura në letër, por pa asnjë përmbajtje reale, pa thelb, pa qëndrueshmëri institucionale.

Dhe këtu qëndron një tjetër problem thelbësor : Projektet.

Zona e Sulovës, Gostimës, Klosit dhe Cërrikut nuk vuan vetëm nga mungesa e investimeve, por edhe nga cilësia e dobët e atyre pak projekteve që prezantohen si “zhvillim”. Projektet bujqësore shpesh janë të fragmentuara, pa studime të mirëfillta fizibiliteti, pa lidhje me tregun dhe pa mbështetje afatgjatë. Shpallen me bujë, inaugurohen me ceremoni, por zhduken po aq shpejt sa shfaqen.
Në ekonomi, situata nuk është më e mirë. Nuk ka strategji të qartë për zhvillimin e biznesit lokal, nuk ka politika nxitëse për investitorët e vegjël dhe të mesëm, dhe çdo iniciativë mbetet e izoluar, pa rrjetëzim dhe pa mbështetje reale.

Në bujqësi, mungesa e projekteve serioze për vaditjen, grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore e ka kthyer fermerin në një prodhues të pambrojtur, të varur nga kushtet e motit dhe nga tregtarët informalë. Nuk ka zinxhir vlere, nuk ka orientim drejt eksportit dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze për modernizim.

Në zonat rurale si Klos dhe Sulovë,Shalës mungesa e veglave bujqësore thelbësore si traktorët modernë, plugjet, frezat dhe makineritë për përpunimin e tokës e bën shumë të vështirë zhvillimin normal të bujqësisë dhe ul ndjeshëm rendimentin e prodhimit,banorët i blejnë vetë aq sa munden.Gjithashtu, mungesa e kanaleve funksionale të ujitjes dhe kullimit krijon probleme serioze gjatë stinëve të thata dhe atyre me reshje të shumta, duke dëmtuar të mbjellat dhe duke rritur pasigurinë ekonomike lokale për banorët e zonës. Në situata emergjente, mungesa e mjeteve ndihmëse si pirunjt, karrocat transportuese, pompat e ujit dhe pajisjet për ndërhyrje të shpejtë e lë komunitetin të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore apo nevojave urgjente të përditshme.Traktorët e pakët dhe shpesh të amortizuar, së bashku me mungesën e pjesëve rezervë dhe servisit teknik, e bëjnë pothuajse të pamundur për fermerët që të punojnë tokën në kohën e duhur dhe me efikasitetin e nevojshëm.
Një furnizim i plotë me vegla bujqësore moderne, përfshirë traktorë të rinj, sisteme ujitjeje, pajisje

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT