BallinaVitrina e libritBesa Januzi Rexhepi-NË VENDLINDJE

Besa Januzi Rexhepi-NË VENDLINDJE

Në këtë tokë që gjaku ka larë,
Shoh zemra që rrahin, por jo siç bënin dikur,
Hijet e urrejtjes mbulojnë vëllazërinë,
dhe dashuria shpërbëhet në heshtje të errët.

O atdhe, plagët e tua flasin pa zë,
në çdo hap ndjej dhimbjen që nuk shërohet lehtë,
Bijtë e tu harrojnë rrënjët e tyre të shenjta,
dhe humbas në rrugë pa dritë dhe pa besim.

Mos i mbyllni sytë, o njerëz të lodhur,
për liri nuk falet – kërkon gjak,
Kujtoni sakrificat, kujtoni ata që ranë,
që flamuri ynë të valvitet më lart.

Edhe engjëjt qajnë mbi këtë tokë të bekuar,
kur shohin shpirtin që po shuhet dalëngadalë,
E keqja ngrihet si stuhi mbi ne,
por shpresa jeton – në çdo zemër shqiptare.

Kur erdha këtu ndjeva krenari
një thirrje e fortë që m’u dogj në kraharor,
se atdheu nuk është vetëm tokë dhe fjalë, është gjak, është shpirt-
jemi ne.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT