Emrin e kishte Asllan,
Fazliu mbiemri i tij
trimëri-kodin: ,,Luan”
n’emblem lirie u shkri.
Brezin ngjesh me rrethatore,
në gjokës martinë-gjatën
rreth e rrotull bomba dore
në istikame ditën e natën.
Me heroizmin e Drenicës
ishte brymosur kreshniku
në vargmalët e Çyçavicës
sa qe gjallë s’kaloi armiku.
Në betejën rreth Gradicës
nderoi Xhevën e Fehminë
me pasthirrëmën e Azem Galicës
ra për të lindur bashkë me lirinë.
