BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Jam vetëm

Riza Braholli Mborja-Jam vetëm

Jam vetëm
…e kohë kam boll
t’i dëgjoj të gjitha, ç’janë thënë
moteve kur s’doja
apo s’dija t’ia vija veshin erës
dhe zërit të dikujt brenda vetes.

Do ndez një qiri
e do hyj në qilarët e shpirtrave tuaj
të hedh një sy, të dëgjoj
gjithë që s’thatë
e në heshptje e përtypët.

Tani, ah tani flas me sendet
me heshtjen, me fillin
e dritës që hyn përmes perdes
përmes plasës së derës
e më hyn nëpër brinjë
më ngul zanore pas zanoresh në tru
e në zemër.

Jam vetëm
vetëm me fjalën e parë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT