Jam vetëm
…e kohë kam boll
t’i dëgjoj të gjitha, ç’janë thënë
moteve kur s’doja
apo s’dija t’ia vija veshin erës
dhe zërit të dikujt brenda vetes.
Do ndez një qiri
e do hyj në qilarët e shpirtrave tuaj
të hedh një sy, të dëgjoj
gjithë që s’thatë
e në heshptje e përtypët.
Tani, ah tani flas me sendet
me heshtjen, me fillin
e dritës që hyn përmes perdes
përmes plasës së derës
e më hyn nëpër brinjë
më ngul zanore pas zanoresh në tru
e në zemër.
Jam vetëm
vetëm me fjalën e parë
