BallinaVitrina e libritZymer Mehani-PLANGPRISHËSIT

Zymer Mehani-PLANGPRISHËSIT

Në sofrën e vjetër, ku buka s’mjafton,
Ulen ata që me gjak e kërkuan,
Por sot, me duart që vrasin harresën,
Copat e mbetura keq i masakruan.

Shtëpia ka mbetur pa kulm e pa derë,
Se rrebet e frymës po fryjnë nga çdo anë,
E bijtë, që dikur bërtisnin “Liri!”,
Tani maten me hije, se kush bëhet Sulltan.

Njëri premton diellin mu në fund të pusit,
Tjetri e shet mjaltin që ngjizet me helm,
E populli, ky plak i urtë e i vrarë…. Urren çdo njeri që e vret me helm.

Nëpër korridore ku flitet me shifrat e huaja,
Dhe fatet vulosen me “po” dhe me “jo”,
Ata luajnë bixhoz me varret e freskëta,
Duke shitur të nesërmen për një “si do kjo?”
.
O bij e bija, që prishët shtëpinë,
Për t’i bërë gardh vetes me gurët e saj,
Nuk rritet lis i shëndoshë në këtë truall,
Kur rrënjët i ushqeni me lot e me vaj.

Kuajt e garës ndërruan vetëm ngjyrat,
Po kalorësit mbetën me të njëjtin huq,
Një dorë në flamur, e tjetra në xhep,
E fytyra e mbuluar me një tis të kuq.

Ata ikin e vijnë, me çanta të rënda,
Nga Brukseli në Prishtinë, si udhëtarë pa cak,
Ndërsa shtëpia e vjetër, kjo zonjë e bekuar,
Po thahet në këmbë, si lisi pa gjak.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT