BallinaVitrina e libritLuljeta F. Lubovci-NUSJA PA FËMIJË

Luljeta F. Lubovci-NUSJA PA FËMIJË

Nusja erdhi me duar plot dritë,
me ëndrra të mbështjella në shami,
por sytë e botës iu bënë gjyqtarë,
pa e ditur plagën që mbante në gji.

Në sofrat ku qeshjet duhej të lindnin,
pyetjet ranë si gurë mbi shpirt,
“Kur do bëhesh nënë?” – një fjali e ftohtë,
që zemrën ia thyen përditë, përditë.

Ajo buzëqesh… por brenda hesht,
një dhimbje që s’ka zë as emër,
se jo çdo grua matet me djep,
as nuk peshohet me fat në zemër.

Nusja pa fëmijë nuk është bosh,
ajo është një det me stuhi të fshehura,
një shpirt që lufton pa bërë zhurmë,
me plagë që kurrë s’janë shëruara.

Mos e gjykoni heshtjen e saj,
as lotin që s’rrjedh në sy,
se ndonjëherë Zoti vonon dhuratën,
por s’ia mohon kurrë dashurinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT