BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-PËRTEJ IKJES

Ermira Ifandi-PËRTEJ IKJES

Përtej imazhit të ikjes, shoh një qiell më ndryshe,
më të dashuruar me tokën.
Në sytë e hënës qëndron zgjuar një shpirt rinor.
Dielli çdo mëngjes më përshëndet më herët
veçse koha ka harruar të gjitha funksionet.

Stinët nuk ndërrohen, ndonëse ti linde pranverës.
Gëzimet nuk kanë më ngjyrat e lumturisë,
as atë shije… Oh, mendimet më janë çmendur!

Zjarri i mallit digjet në plagët e mia
dhe ashtu, përmes flakëve
puthem me yjet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT