BallinaVitrina e libritFatmira Limani-Miku im i ngusht.

Fatmira Limani-Miku im i ngusht.

Edhe ti ke nje dite-lindje, e te kujtojme.
Qe ne kohe te hereshme te lashtesise.
Mendja dhe shpirti,u derdhen ne fjale.
Dhe fjala u derdh ne shkronja ne leter.

Çdo faqe leter te bashkuar.
U bere liber,e mbajtur ne duar.
Kurr… e vetme pa ty nuk qendroj.
Te mbaje ne dore,me kenaqesi te lexoj.

Aty eshte qielli ,qetesia mbretron.
Aty eshte dielli,rrezet ndriçojne.
Aty jane yjet,naten vallezojne.
Aty eshte oqean,mendja thellesisht lundron.

Aty eshte mendja,aty eshte fjala.
Aty eshte dhimbja,aty eshte gezimi.
Aty eshte historia,rruga e te ardhmes.
Aty hapet dera,drite e dijes e kultures.

Miku me I ngushte,I vertet,I sinqert.
Me ty bisedoj, me besim,pa ndrojtje pa frike.
Te meson rrugen e dijes,udheheqes I vertet.
Qofte te kaluaren,apo te ardhmen e jetes.

Libri im,me je pjese e jetes.
Me je drite,te nxjerre nga erresira.
Je bashke -udhetare ne te gjitha kohet.
Nuk me le vetem, nuk te leshoj nga dora.

Libri nuk eshte ender e fallsitet.
Libri eshte mendja,ndjenja,pershkruan te verteten.
Libri eshte terapia me e mire per shendetin.
Te ndriço mendjen, largon lodhjen, largon stresin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT