Lule-shkurre, trëndafila,
çelur majit plot aromë,
mbi to fluturat e bilbilat,
i këndojnë pranverës tonë.
Një puhizë mbi to valëzuar
më çel vargun përmbi fletë,
pulëbardhat lehtë frymuar
flirtojnë ëmbël përmbi det.
Dhe pranvera e buzëqeshur
e mbush gjoksin plot aromë,
cicërima zogjsh pareshtur,
njëri-tjetrin e kërkojnë.
Trëndafili, petal-hënë,
çelur majit gjelbëruar,
strukur muzgut, pak i zënë,
më deh muzën e dashuruar!
