Sa thëllë në shpirt ndjenja qëndron,
se fjala “mungesë” rëndë tingëllon,
si natë pa yje, si dritë që s’vjen,
si zemër që rreh… por qetësi s’gjen.
Një zë dikur lehtë pëshpëronte:
Pa ty as fryma s’më qëndronte…
dhe ajo fjalë, si plagë e butë,
ende në heshtje shpirtin e lut.
Por jeta rrjedh, s’ndalet, vazhdon,
edhe kur zemra fort shtrëngon,
se diku brenda, mes çdo vetmie,
digjet një dritë… që errësirën e thyen.
