BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-FILLIMVJESHTË

Xhemkadri Kastrati-FILLIMVJESHTË

Ecnim rrugës anash në anësore
Gjethe nga drunj binin të ndara
Grumbull rrinin si një ortek bore
Fillimi i vjeshtës në ditët e para.

I lamë gjethet të kalben në skaj
Unë edhe ti shkuam në pakthim
Mallin nën sqetull, në sy lot e vaj
E kaluara t’na mbesë veç kujtim.

Çdo vit gjethet aty grumbullohen
Nuk e di nëse do të pyesin për ne
A thua ku janë, përse nuk takohen
Mos vallë presin ndonjë stinë të re.

Gjethet e rëna do t’i tretë veriu
Ndërsa ne do të na tretë koha
Që kur u ndamë, ti dhe unë, fatziu
E kam mallkuar ditën që të njoha.

Përsëri do të çelin lulet në pranverë
Deri sa të vijë vjeshta ato do erojnë
Por për ne bilbilat, kurrë, asnjëherë
Dashurisë sonë nuk do t’i këndojnë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT